Lajme

Tre të lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit

10/21/2022 10:42
nga:Astrit Gashi

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku kanë pësuar lëndime tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.