Sporti

E bujshme: Ky është trajneri i njohur që pritet të jetë pasuesi i Gerrard tek Aston Villa

10/21/2022 09:55
nga:Mergim Rreci

Mauricio Pochettino mund të jetë trajner i ri i Aston Villës.

Sipas Telegraph, Pochettino mund të jetë pasuesi i të shkarkuarit, Steven Gerrard, përcjell GazetaBlic Sport.

Anglezi u shkarkua në saje të rezultateve të dobëta të klubit nën drejtimin e tij dhe tashmë raportohet se Mauricio Pochettino është emri më i mundshëm për t’u vendosur në krye të ‘Lions’.