Trajneri i Paris Saint-Germain ka analizuar sezonin e mirë që Neymar po kalon në skuadrën pariziene.
Christophe Galtier shpjegoi pse sulmuesi brazilian është kaq i rëndësishëm në skuadrën e PSG-së, përcjell GazetaBlic Sport.
“Neymar ka luajtur shumë mirë dhe është në formë të mirë. Ai ka ardhur në fillim të parasezonit dhe është i përgatitur fizikisht dhe mendërisht. Ai ka punuar shumë dhe është i fokusuar të luajë. Ai është gjithmonë në dispozicion në stërvitje dhe nuk është lënduar. Nuk ka sekrete të mëdha në futboll. Nëse ai është fizikisht mirë, kjo i lejon të jetë në një nivel të mirë”, shpjegoi trajneri francez.
Neymar ka shënuar 12 gola dhe nëntë asistime në 16 ndeshje, në të gjitha garat deri më tash.
/GazetaBlic Sport/


