Lajme

Anëtari i VV-së e uron ironokishit për punësimin e djalit, Totaj reagon më në fund!

10/20/2022 23:53
nga:Genita C

Adonis Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren. I biri i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, ka dalë i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”.

Për këtë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka uruar ironikisht këtë pozitë të djalit Totajt.

“Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësojë fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion!”, ka shkruar Gashi.

Kjo nuk mbeti pa një përgjigje nga Shaqir Totaj, ai në postimin e Gashit ka komentuar duke thënë se i bën përshtypje kujdesi i Gashit për urimin e punësimit.

“Një person i vëmendshëm përcjell urimin me kohë, më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar”, ka shkruar Totaj.

“Fytyra e vërtetë e pushtetit lokal”, djali i Shaqir Totaj rahatohet në K.R.M “Eko-regjioni” Prizren