Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë e takimit Vllaznia – Real Madrid

10/20/2022 19:35
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Vllaznia (F) – Real Madrid.

Ndeshja mes ekipit të femrave të Vllaznisë dhe Real Madridit po zhvillohet në Loro Boriçi në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.

Real Madrid kishte posedimin në shumicën e kohës, por nuk arriti të thyejë ekipin shqiptar.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Vllaznia kualifikohet në grupet e Championsit.