Lajme

Krasniqi për deklaratën e Escobar: Kemi hyrë në momentum të rëndësishëm, njohja të jetë në qendër

10/20/2022 19:11
nga:G B

I dërguari i SHBA-ve për dialog, Gabriel Escobar ka thënë se arritja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi është çështje javësh.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për Gazeta Blic se deklarata e Escobar lë të kuptohet se kemi hyrë në një momentum të rëndësishëm

“Çështja e dialogut Kosovë – Serbi, është një ndër projektet më madhore në kuadër të interesave nacionale të Kosovës. Bazuar në deklaratat e të dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, le të kuptohet se kemi hyrë në një momentum të rëndësishëm, për çka Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në bashkëpunim të plotë me ShBA-në dhe BE-në”, shprehet ajo.

Krasniqi për Gazeta Blic ka theksuar se marrêveshja finale duhet ta ketë në qendër nhohjen reciproke.

“Marrëveshja finale Kosovë – Serbi duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke mes dy vendeve”, deklaron Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/