Sporti

Cristiano Ronaldo nuk ftohet nga Manchester United në ndeshjen ndaj Chelseat

10/20/2022 19:06
nga:L J

Skuadra e Manchester United ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Chelseat.

Ronaldo dje nuk u aktivizua ndaj Tottenhamit dhe u largua nga stadiumi pa përfunduar takimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat”, thuhet në një deklaratë të United për The Athletic.

“Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje.”

Ndeshja mes Manchester United dhe Chelsea zhvillohet të shtunën.

/GazetaBlic Sport