Ilkay Gundogan, mesfushori dhe kapiteni i Manchester Cityt, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, në të cilën ka folur për Erling Haaland, duke e lavdëruar dhe lartësuar atë.
Ai thotë se Haaland ka cilësi të mëdha dhe se në të ardhmen mund ta fitojë Topin e Artë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai ka cilësi, të gjithë mund ta shohin këtë. Ai e di se duhet të punojë shumë për të arritur atje ku është tani dhe gjithashtu për të arritur në vende më të mira”, tha fillimisht Gundogan.
Gjermanit i bëri përshtypje mentaliteti dhe vendosmëria e norvegjezit.
“Mendoj se është i veçantë dhe për më tepër është modest. Jam i sigurt që e gjithë kjo së bashku do ta përmirësojë gjithnjë e më shumë… Jo vetëm këtë sezon, por në sezonet e ardhshme. Ai tashmë është super lojtar, por ai do të përmirësohet dhe mendoj se kjo do të rrisë shanset e tij për të fituar Topin e Artë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


