Lajme

Dokumenti për Asociacionin, Paçarizi: Kryeministri dhe gjithë klasa politikë të tregojnë a i kanë atë në tavolinën e tyre

10/20/2022 14:31
nga:G B

Analisti dhe profesori Rrahman Paçarizi ka reaguar pas publikimit të dokumentit për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar nga kryeministri dhe e gjithë klasa politike në Kosovë që të tregojnë se a i kanë në tavolinën e tyre ato dokumente.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri dhe e gjithë klasa politike e Kosovës duhet me na tregu nëse dokumentet e sotme (Asociacioni dhe Plani i dinamikës së marrëveshjes) janë në tavolinën e tyre, të tilla siç janë publiku.