Lajme

Krasniqi i ankohet Konjufcës për pajisjet në Kuvend: A s’po doni me i ndreq a çka?

10/20/2022 13:20
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është ankuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për kushtet në këtë institucion.

Sipas tij, që më shumë se dy vite nuk punojnë pajisjet në parlament.

“Përndryshe kryetar, u bë tepër që më shumë se dy vjet nuk punojnë pajisjet në kuvend. Nuk po e di a s’po doni me i ndreq për me i kontrollu votuesit e juaj me dorë apo keni naj teleashe tjetër? S’është në rregull, u mbytëm tu i lëviz vendet se cila pajisje punon, 50 për qind prej tyre s’po punojnë”, tha ai gjatë seancës.