Sporti

Futbollistet e Vllaznisë luajnë sot takimin e parë historik në Ligën e Kampionëve, rivalizojnë futbollistet e Real Madridit

10/20/2022 13:18
nga:Mergim Rreci

Skaudra e futbollit të femrave nga Shqipëria, Vllaznia e luan sot ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Vajzat kuqeblu sot kanë takimin e parë me historinë, teksa në orën 18:45 do të zhvillojnë ndeshjen e parë në Grupin A kundër Realit të Madridit, takim që do të luhet në “Loro Boriçi”, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është një sfidë historike për skuadrën shqiptare e cila ka qenë gjatë gjithë ditës pjesë e mediave më të mëdha spanjolle dhe evropiane.