Sporti

Barcelona përballet sonte me Villarrealin, ja formacionet e mundshme

10/20/2022 12:37
nga:Mergim Rreci

Barcelona e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga.

Blaugranët do të përballen me skuadrën e Villarrealit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në ora 21:00 në ‘Camp Nou’, me të drejtuarit e Xavit që kërkojnë të kthehen tek fitoret pas humbjes nga Real Madrid në ‘El Clasico’.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Alba, Pique, Kounde, Roberto; Pedri, Busquets, Gavi; Fati, Lewandowski, Torres

Villarreal: Rulli; Pedraza, Torres, Albiol, Femenia; Parejo, Capoue, Lo Celso; Morales, Danjuma, Baena

/GazetaBlic Sport/