Lajme

Rizvanolli: Votoni këtë projektligj, çmimi i peletit ka shkuar nga 180 në 740 euro

10/20/2022 12:11
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë sot Projektligjin për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale.

Rizvanolli tha para deputetëve se ky projektligj duhet të votohet sa më herët që është e mundur, e mos të vonohet.

“Ju lutem ta votoni këtë ligj sa më herët që është e mundur. Mos e vononi më tepër këtë ligj dhe votojeni sot menjëherë’, tha Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë përmendi çmimin e peletit, pasi tha se tani çmimi për një ton ka shkuar në 740, nga 180 sa ishte vitin e kaluar.

Rizvanolli tha se heqja e TVSH-së nuk mund të ketë aspak afekt.

“Qytetarët sot paguajnë 740 euro për një ton pelet, e vitin e kaluar çmimi ka qenë 180 euro për një ton. Kemi katërfishim të çmimit. Çmimi i prodhimit është 150-180 euro, pra po flasim për një fitim prej 560 eurove për çdo ton peleti që shitet. Heqja e TVSH-së nuk ka të bëjë me këtë aspak, nuk mund të kete efekt kur kemi te bejme me spekulime, kur kemi të bëjmë me rritje të çmimeve të energjisë”, tha Rizvanolli.