Lajme

6 vetura përfshihen në dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia jep detaje

10/20/2022 11:23
nga:G B

Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për Gazeta Blic se në aksidente janë përfshirë nga 3 vetura, derisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë nga tri automjete në të dy aksidentet. Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastet”, ka thënë Kelani./Gazeta Blic/