Lajme

Opozita kundërshton propozimin e Qeverisë për marzhën për produktet elementare

10/20/2022 11:17
nga:G B

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK e kanë kundërshtuar propozimin e Qeverisë, për vendosjen e marzhës për produktet elementare, raporton Gazeta Blic.

Deputetët e këtyre partive, Hykmete Bajrami nga LDK, Ferat Shala nga PDK dhe Pal Lekaj nga AAK shprehën qëndrimet e tyre kundër.

Ata thanë se propozojnë që Qeveria të heq TVSH-në për këto produkte./Gazeta Blic/