Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se nga paslufta Kosova e ka përqafu ekonominë e tregut të lirë dhe ligjet duhet të jenë në pajtim më Kushtetutën, por ky projektligj për masat e përkohshme të produkteve nuk është në pajtim më Kushtetutën.
“Me nivelizim të çmimeve ju vrani konkurrencën sepse ju po vendosni çmime të njëjta për të gjithë, e me këtë e bëni edhe një dëm tjetër. Ju i shtyni drejt falimentimit shumë dyqane të vogla nëpër fshatra”, ka thënë Bajrami, raporton Front Online.
Sipas saj, me vendosjen e çmimeve tavan Qeveria nuk do të mund t’i ul çmimet e maketeve të mëdha dhe askush përveç tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitojë dhe qartësoi se LDK nuk do ta përkrah Projektligjin.


