Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, duke folur për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve, ka thënë se ideja për të nxjerr këtë ligj është interesante.
“Ideja devalvon jashtë qëllimit të mirë duke u kthyer në masë të rrezikshme për ekonominë e tregut të lirë. Lë hapësirë të madhe që ky ligj mund të kthehet edhe në dëm. Mund edhe ti falimentojë bizneset. Ligji nuk ka as moment të përkohshëm fillimi e as mbarimi”, ka shtuar Shala.
Sipas Shalës, komisioni i cili e ka hartuar këtë projektligj është puro-politik.
“Projektligji nuk parasheh asnjë mundësi të ndonjë akti nënligjor, dhe e mbyll cilklin e asaj që quhet ligj, nuk parasheh involvimin e inspektoratit dhe Autoritetit të Konkurrencës. Në këtë situatë që është PDK nuk mund ta mbështetë këtë projektligj”, ka shtuar Shala


