Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është ankuar në Kuvend ndaj deputetëve për pirje të duhanit në bufe, raporton Gazeta Blic.
Ai u tha atyre se do t’ua thërras inspekcionin nëse edhe një herë merr informatë se ata kanë pirë duhan.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.
Konjufca tha se në Kuvend ndalohet pirja e duhanit.


