Sporti

Bruno Fernandes: “Luajtëm një ndeshje perfekte”

10/20/2022 08:35
nga:E K

Mesfushori ndërkombëtar portugez, Bruno Fernandes, kapiteni i ekipit të Manchester United dhe golashënuesi i golit të dytë të ‘djajve të kuq’ në fitoren e arritur mbrëmjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit (2-0) u shpreh i lumtur me performancën e ekipit anglez.

“Ne të gjithë jemi shumë të kënaqur: patëm një performancë të mrekullueshme, shfaqje perfekte! Duhet të vazhdojmë kështu, të kuptojmë se është një proces loje dhe evolucioni të fitosh ose të humbësh, por gjithmonë pa humbur përqendrimin dhe të vazhdojmë në kërkim të fitoreve”, tha Bruno Fernandes në fund të ndeshjes, cituar nga BBC, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi pasur disa paraqitje të mira. Kundër Newcastle [0-0] patëm një paraqitje shumë të mirë, kontrolluam lojën, por nuk arritëm fitoren. Në përgjithësi, kjo lojë ishte performanca jonë më e mirë: një paraqitje të mirë i shtuam rezultatin e dëshiruar, fitoren. Ne kemi nevojë për më shumë netë dhe më shumë ndeshje si kjo”, shtoi ai.

“Ne e dimë cilësinë e kundërshtarëve me të cilët duhet të përballemi, por e dimë gjithashtu se mund të jemi të rrezikshëm. Pra, nëse kemi hapësira dhe raste për të gjuajtur, duhet të besojmë se mund të shënojmë gola dhe më shumë gola. Marcus Rashford nuk shënoi në këtë ndeshje, por bëri po aq, sa edhe Jadon Sancho! Dhe ata ishin ende të përfshirë në golin e Fredit”, përfundoi Bruno.

/GazetaBlic Sport/