Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi emisari special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh.
“Për ne që i besojmë Amerikës, marrëveshja finale është çështje javësh”, tha Shoshi.
E për këtë, ajo e pyeti kryeministrin Albin Kurti se a do të raportojë në Kuvendin e Kosovës sa i përket procesit të dialogut.
“Zoti Kryeministër, më në fund, a don me raportu në Kuvend të Kosovës? Si deputet /qytetar të kësaj Republike dojmë të ndegjojmë nga ti, sot, për çka qëndron”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.


