Lajme

Memli Krasniqi: Me Ragip Xhakën dhe ekipin e tij dinjitoz, PDK po rritet në mërgatë

10/19/2022 21:53
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka me një pjesë të kryesisë, të cilët i ka përgëzuar për punë në fuqizimin dhe rritjen e partisë atje.

“Rritja dhe fuqizimi i PDK-së në mërgatë po vjen me organizim të mirëfilltë, program të qartë, angazhim të madh dhe përfaqësues dinjitoz si Ragip Xhaka dhe bashkëpunëtorët e tij!”, tha Krasniqi.