Lajme

SHBA mbështet propozimin franko-gjerman, Kryeziu: Zhvillimi më i rëndësishëm në tre vitet e fundit!

10/19/2022 21:47
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së diplomatit amerikan Gabriel Escobar se SHBA-të e përkrahin plotësisht propozimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.

Kryeziu thotë se ky është zhvillimi më i rëndësishëm gjë që nuk kishte ndodhur disa vite më parë, raporton Gazeta Blic.

“Marrëveshja që synohet të arrihet brenda javësh, përveç dinamikës, afatit kohor, situatës së ndikuar nga rrethanat e pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, duket se zhvillimi më i rëndësishëm është dakordimi mes SHBA-së dhe Gjermanisë e Francës, gjë që nuk kishte ndodhur dy-tre vjet më parë”

Tutje Kryeziu thotë se Presidentja dhe Kryeministri e kanë detyrim kushtetues që t’u drejtohen qytetarëve për të sqaruar qëndrimin shtetëror në lidhje me propozimet dhe zhvillimet e fundit.

Postimi i plotë: