Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë ftesë nga kryeministri Kurti për takimin e ditës së premte.
Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda LDK-së
“Lumir Abdixhiku ka marrë ftesë nga Kurti për takimin e ditës së premte, në LDK po diskutohet në lidhje me këtë çështje. Akoma nuk është vendosur nëse do të marrë pjesë apo jo” i tha ky burim “Gazeta Blic.
Ndryshe nga AAK-ja kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takim.
“Kryetari Haradinaj merr pjesë të premten në takim” tha zëdhënësi i AAK-së për “Gazeta Blic”
Kryeministri Kurti thërret liderët e opozitës në takim të premten
Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim


