Lajme

Takimi i thirrur nga Kurti/ PDK-ja nuk vendosë pa e mësuar agjendën

10/19/2022 18:14
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët opozitarë, takim i paraparë të mbahet në ora 12:00.

Teksa AAK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, PDK-ja nuk ka vendosur ende.

Të kontaktuar nga GazetaBlic, PDK-ja thotë se në ftesë nuk është specifikuar tema dhe agjenda e takimit, dhe për këtë ata do të kërkojnë informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit.

“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim