Haaland shënoi 15 gola në dhjetë ndeshjet e para të Premier League.
Legjenda e Arsenalit dhe ish-reprezentuesi anglez, Paul Merson, beson se kjo është për shkak se ai ka shumë fat.
“Ai ka nevojë për ndihmë dhe ka fat. Të gjithë flasin se sa i shkëlqyer është, sa mirë lëviz dhe sa i fortë është, por nëse nuk e merrni topin, nuk ka rëndësi se sa të mira janë lëvizjet tuaja, sepse thjesht nuk shënoni”, filloi ai.
“Ai nuk do të kishte shënuar 60 gola në Ligën e Dytë, e dini se për çfarë po flas, unë kam qenë trajner i Walsall”, tha Merson.
/GazetaBlic Sport


