Skuadra e Prishtinës ka triumfuar me rezultat 1 me 2 ndaj Dritës.
Ishte një përmbysje e jashtëzakonshme në minutat e fundit të ndeshjes nga kreyqytetasit, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht Balde i dha avantazhin skuadrës vendase, por me dy gola në fund të ndeshjes nga Shefiti dhe Kryeziu, Prishtina arriti të sigurojë fitoren e madhe.
Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishit pati një postim interesant: “Prishtina “shkund” Dritën”, thuhej tek postimi i tyre.


