Sporti

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu flet pas humbjes së parë në kampionat

10/19/2022 15:07
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar në derbi ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryeqytetasit fituan minimalisht me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat e fundit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu komplimentoi futbollistët e tij për paraqitjen në këtë takim.

“Djemtë treguan karakter, ndaj Prishtinës nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak nga minuta e 60-të. Arritëm të shënonim golin, por nuk arritëm të menaxhonim lojën dhe epërsinë e krijuar. Na mbetet të fokusohemi tek ndeshjet e tjera”, tha Nuhiu.

/GazetaBlic Sport/