Ka ende konfuzion rreth Rafael Leaos dhe zgjatjes së kontratës së tij me Milanin edhe pas një takimi të martën kur avokati Ted Dimvula këmbënguli që kuqezinjtë duhet të negociojnë me të dhe të injorojnë Jorge Mendes.
Leao ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe Milani ka qenë në bisedime me agjentët e tij për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Calciomercato dhe Gazzetta, Milani dhe babai i lojtarit preferojnë Jorge Mendes, por Ted Dimvula, një agjent francez dhe avokat i afërt me familjen Leao e informoi Milanin dje se ai është i vetmi njeri përgjegjës për negociatat.
Gazzetta shpjegon se Mendes dhe Dimvula nuk janë në marrëdhënie të mira dhe shpesh kanë pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e Leaos.
Situata është edhe më e ndërlikuar sepse sulmuesi portugez ka nënshkruar një marrëveshje me të dy agjentët dhe marrëveshja me Dimvula skadon në qershor 2024.
Ndërkohë, drejtorët e Milanit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje përpara fillimit të Kupës së Botës, duke e ditur se paraqitjet e shkëlqyera në Katar do të rrisnin kërkesat për paga të Leaos. Sipas Gazzetta, takimi i djeshëm e pa Milanin pranë një marrëveshjeje me Leaon, ndërsa Sky Sport Italia pohon se negociatat “do të jenë të vështira dhe të gjata”.
Chelsea, PSG dhe Manchester City mbeten të interesuar për 23-vjeçarin dhe konfuzioni rreth zgjatjes së kontratës së tij mund të jetë i dobishëm për ta dhe i dëmshëm për Milanin.
/GazetaBlic Sport/


