Sporti

Drita – Prishtina, cili është bilanci i dy skuadrave në këtë edicion të Superligës së Kosovës

10/19/2022 11:00
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje shumë interesante.

Në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Takimi më interesant i kësaj xhiroje pritet të zhvillohet në Gjilan, atje ku Drita e pret skuadrën e Prishtinës. Skuadra nga Gjilani po kalon në një formë fantastike, ku ka vetëm tre barazime dhe të gjitha ndeshjet e tjera i ka mbyllur me fitore.

Në anën tjetër, Prishtina ka 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, duke u renditur në vendin e 4-të me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport/