Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin Gabriel Escobar ka thënë se angazhimi i SHBA-së në Kosovë e në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial.
“Për ne është e rëndësishme rruga euroatlantike. Shpreha angazhimin tonë ndaj synimeve tona të përbashkëta në këtë kohë të vështirë në kontinentin tonë. Disktuam edhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kam ritheksuar se Kosova është dhe ka qenë pala konstruktive në këtë procesdhe është e gatshme të rris intenfiskimin në këtë proces”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani tha se ka shprehur shqetësimin për mos respektimin e marrëveshjeve nga Serbia.
Ajo tha se Kosova nuk mund të jetë vend i vogël duke punuar me ShBA-në.
“Shpreha shqetësimin për mos nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë. ShBA nuk kanë aleatët më të madh se Kosova. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me ShBA do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kemi adresuar çështje në interes të përbashkët në rajonin tonë. Ne mezi presim këtë koordinim të përbashkët”, tha Osmani.
Osmani, ka deklaruar se Serbia jo vetëm që ka refuzuar ti shuaj strukturat kriminale por i ka mbështetur financiarisht.
“Vizita e Escobarit ka kontribuuar në drejtimin e çështjeve që janë në interes të përbashkët”, ka thënë ajo.


