Lajme

“Udhëheqja ushtarake ruse është gjithnjë e më jofunksionale”, Britania informon për luftën në Ukrainë

10/19/2022 09:36
nga:Astrit Gashi

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të përditshëm mbi situatën në Ukrainë.

Në të thuhet se në 8 muaj luftë, udhëheqja ushtarake e Rusisë është gjithnjë e më pak efektive.

“Tetë muaj pas pushtimit, elementët kryesorë të udhëheqjes ushtarake të Rusisë janë gjithnjë e më jofunksionale. Në nivelin taktik, pothuajse me siguri ka një mungesë përkeqësimi të oficerëve të rinj të aftë rusë për të organizuar dhe udhëhequr rezervistët e sapomobilizuar”, thuhet në njoftimin Twitter.