Sporti

Simbol i besnikërisë, Marcelo Bielsa refuzon stolin e skuadrës argjentinase – ja arsyeja

10/18/2022 22:26
nga:L J

Marcelo Bielsa ka refuzuar një tjetër ofertë për t’u rikthyer në pankinë pas largimit të tij nga Leeds United. 67-vjeçari ka mbetur pa punë që kur u nda me bardhezinjtë në shkurt dhe tashmë është në kërkim të një skuadre.

Bielsa u bë një legjendë në Elland Road gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar me klubin pasi i ndihmoi ata të ktheheshin në Premier League për herë të parë në 16 vjet.

Tani është zbuluar se “El Loco” ka refuzuar një tjetër klub, sipas gazetares Veronica Brunati. Këtë herë ai s’ka pranuar një rikthim në Argjentinë me River Plate.

“Timonieri” ka marrë këtë vendim për të respektuar skuadrën në të cilën dikur ka qenë pjesë e saj, CA Newell’s Old Boys.”Unë nuk mund të menaxhoj një ekip në Argjentinë që do të konkurrojë kundër ekipit tim në një stadium që mban emrin tim” – Mësohet të ketë thënë Bielsa.