Sporti

N’Golo Kante do të mungojë katër muaj

10/18/2022 20:35
nga:L J

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante do të mungojë katër muaj pas dëmtimit të fundit që ka pësuar.

N’Golo Kante pritet të jetë jashtë fushës për katër muaj pasi iu nënshtrua një operacioni për dëmtimin e këmbës, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari nuk do të paraqitet në Kupën e Botës 2022 me Francën dhe do t’i mungojë Chelseat në disa ndeshje të rëndësishme.

/GazetaBlic Sport