Sporti

Real Madrid, ekipi i tretë më i mirë në botë, Ancelotti: “Unë e respektoj çmimin, por jemi më të mirët – e treguam në maj”

10/18/2022 17:57
nga:L J

Çfarë mendon Carlo Ancelotti për vendin e tretë të Realit në renditjen e klubeve?

Pyetjes në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Elches, trajneri italian iu përgjigj: “Nuk i di kriteret. Jemi më të mirët sepse fituam Champions League. Kam respekt për çmimin, por ne e fituam atë që ka rëndësi në maj”.

Kujtojmë se Manchester City e fitoi mbrëmë çmimin si ekipi më i mirë në botë nga France Football në ceremoninë e Topit të Artë.

Liverpooli mori vendin e dytë – kurse Real Madridi vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport