Lajme

S’ka patriotizëm në tregti, ndarja Shqipëri-Kosovë thellohet në import-eksport

10/18/2022 17:55
nga:Genita C

Kosova dhe Shqipëria po humbin njëra-tjetrën, të paktën në një drejtim, atë të shkëmbimeve tregtare.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator sasia e mallrave shqiptarë të shitura në Kosovë ra në 510 mijë tonë nga 860 mijë tonë në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqetësimin e ngriti edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë seancës në Parlament të premten e 14 tetorit.

“Nëse shihen importet vetëm me vendet e regjionit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni me e pa që nga Shqipëria janë zvogëluar importet për 10%, por nga Serbia janë rritë me 30%”, tha ai.

Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, materialet e ndërtimit dhe ushqimet janë edhe grupmallrat që kanë njohur tkurrjen më të madhe në eksportet drejt Kosovës./A2news.