Lajme

Kim: Dënojmë sulmet kibernetike nga Irani, në mbështetje për të garantuar lirinë dhe sigurinë

10/18/2022 17:49
nga:Y I

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, këtë të martë.

Në fokus të diskutimit ishte sulmi kibernetik nga Irani, ndërsa ajo theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-së për të garantuar lirinë dhe sigurinë.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike. E kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.. SHBA do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve“, tha Kim./tch/