Lajme

E moshuara luan himnin ukrainas pak minuta pas sulmeve

10/18/2022 15:38
nga:Y I

Një video e shpërndarë në mediat ukrainase ka kapur momentin kur një grua e moshuar fillon të luajë himnin ukrainas në harmonikë, në ballkonin e banesës së saj, disa minuta pas sulmeve me dron.

Nuk është saktësisht e qartë se ku është filmuar videoja, por ajo që dihet është se raketat ruse kanë goditur sot disa qytete të mëdha në Ukrainë.