Lajme

Zbardhet agjenda e Esobar në Kosovë, ja ora kur takohet me liderët opozitarë

10/18/2022 13:57
nga:G B

Emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi,  Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se ai do të takohet me liderët e partive opozitare, LDK, PDK dhe AAK.

Mësohet se takimi do të jetë rreth orës 13:00 dhe do të ketë një drekë pune.

“Escobar do të takohet me tre liderët e partive, drekë punë, nuk është vendosur saktë por rreth orës 13”, ka thënë burimi për Gazeta Blic.