Lajme

Bedri Rexhepi dyshohet se u vra për 30 mijë euro

10/18/2022 10:53
nga:Gazeta Blic

Prokurori Armend Hamiti ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, për rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi. Aktakuza është ngritur për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Prokurori tha se motivi i vrasjes dyshohet të jenë 30 mijë euro.

“Kam arritur të vërtetoj dhe kam ngrit aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprave vrasje e rëndë në bashkëkryerje…. Motivi i kryerjes së klëtyre veprave është i ulët. Sipas hetimit tonë, rezultoin se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, për 30 mijë euro”, ka deklaruar Hamiti.

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.