Sporti

Zidane: “Nëse nuk e vlerësoni Karim Benzeman, nuk e kuptoni futbollin”

10/17/2022 22:06
nga:L J

Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme.

Në ceremoninë që po mbahet në Théâtre du Châtelet në Paris, ylli i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur më i miri i vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish trajneri i tij, Zinedine Zidane ka folur pas këtij çmimi, ku ka theksuar se Benzema e meritoi këtë çmim, pasi ishte më i miri në këtë sezon.

“Nëse nuk e vlerësoni Karim Benzeman, nuk e kuptoni futbollin”, tha Zidane gjatë ceremonisë.

/GazetaBlic Sport