Sporti

Zyrtare: Alexia Putellas shpallet futbollistja më e mirë në botë

10/17/2022 21:08
nga:L J

Alexia Putellas ka shkruar historinë në botën e futbollit për gra.

Futbollistja e Barcelonës, Alexia Putellas është shpallur edhe zyrtarisht lojtarja më e mirë në botë.

Putellas ka shkruar historinë në futbollin për gra, duke u bërë e para futbollistë që fiton Topin e Artë dy herë radhazi.

Në 54 ndeshje në 2021/22, Putellas ka shënuar 42 gola dhe ka shtuar 23 asiste.

Në sirtarin e saj, Putellas, në edicionin në fjalë, ka shtuar edhe Superkupën e Spanjës, Liga Iberdrola dhe Kupën e Mbretëreshës.