Karim Benzema ka mbërritur në Paris në Théâtre du Châtelet, aty ku do të mbahet ceremonia e Topit të Artë 2022.
Benzema është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim, andaj ka folur për media pak para fillimit, përcjell GazetaBlic Sport.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”, tha Benzema.
Kujtojmë se ceremonia nis në orën 20:30, teksa transmetohet LIVE në SuperSport2.
/GazetaBlic Sport


