Lajme

Sqarohet Peci: Një gjë është e qartë si kristali, se Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide

10/17/2022 18:46
nga:Genita C

Ministrisi i Bujqësisë, Faton Peci ka ardhur me një sqarim për opinionin publik në lidhje me drejtimin e partisë “Guxo”.

Peci përmes një shkrimi në “Facebook”, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Guxo nuk mund të ketë dy kryetarë.

Sipas Pecit, ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim është dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit.

Shkrimi i plotë:

Sqarim për opinionin

Rreth lajmit të publikuar sot në media për mundësinë e kontestimit të legalitetit të ecurisë së Kuvendit të Parë të partisë sonë, në emër të Partisë Guxo, dëshiroj të qartësoj opinionin se ne nuk mund të diskutojmë mbi vendime të paqena.

Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit.

Një gjë është e qartë si kristali, se Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide.