Liverpool ka mposhtur 1:0 Manchester Cityn në derbin e xhiros së 11-të. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mohamed Salah në minutën e 76-të. Një ditë pas ndeshjes, Dejan Lovren, ish-shoku i skuadrës së Salah tek Liverpooli, ka reaguar në Instagram. Lovren dhe Salah kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe shpesh bëjnë shaka në rrjetet sociale.
“Silva po pret në rend për ta marrur fanellën. Unë akoma jam duke pritur për timen”, shkroi Lovren duke ia bashkangjitur një foto të duelit Salah-Bernardo.

Kujtojmë se Lovren fitoi Champions League dhe Premierligën me ‘Reds’.
/GazetaBlic Sport


