Showtime

Të gjithë sytë nga veshja e saj/ Paris Hilton zgjedh fustanin e kreatores kosovare në lansimin e parfumit të saj

10/17/2022 17:00
nga:Genita C

Paris Hilton si një nga femrat me vëmendjen më të madhe të medias në të gjithë botë, arriti përsëri t’i kthejë sytë nga ajo, kësaj here me veshjen nga duart e kreatores kosovare.

Paris Hilton për lansimin e parfumit të saj më të “Ruby Rush” e zgjedhi fustanin e kreatores, Diellza Krasniqi e njohur si “Dejzi”.

Fustani ngjyrë kuqe, i zgjedhur nga Paris Hilton u shoqërua edhe me një qafore të punuar me detaje kristali. Fustani i është përshtatur konceptit të saj për lansimin e parfumit.

Hilton duket se është ndarë tejet e kënaqur nga kjo veshje, teksa në rrjetin social ku numëron mbi 20 mijë ndjekës, prezantoi veshjen e saj që mori një numër të madh pëlqimesh. Nuk mungoi edhe etiketimi i disenjatores kosovare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Kujtojmë se, Dejzi gjithmonë është dalluar me një stil më ndryshe në krijimet e saj dhe nuk është hera e parë që ftyra të njohura, nga bota e artit dhe muzikës zgjedhjin kreacionet e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diellza Krasniqi (@dejzi)