Sporti

Ky televizion shqiptar e transmeton direkt ceremoninë e Topit të Artë

10/17/2022 17:18
nga:L J

Të gjithë sytë do të përqendrohen sonte në Paris pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022.

Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ceremoni do të fillojë nga ora 20:30.

Televizioni shqiptar, Super Sport2 do ta transmetojë direkt këtë ngjarje.

GazetaBlic Sport gjithashtu do t’iu mbajë të informuar për çdo risi me lajme.