Sporti

Të jashtëzakonshëm si mysafir, asnjë skuadër në Evropë nuk luan si Milani!

10/17/2022 16:21
nga:L J

Milani e vizitoi Veronën mbrëmë dhe arriti të fitojë me shumë vështirësi 2:1, ndaj vazhdoi ndjekjen e Napolit me dëshirën për të mbrojtur titullin e sezonit të kaluar, i cili u fitua pas 11 vitesh pritjeje.

Në vitin 2022, Milani, duke përfshirë edhe pjesën e dytë të sezonit të kaluar, pati 14 ndeshje jashtë në Serie A dhe nuk përjetoi asnjë humbje të vetme. Rekordi është i jashtëzakonshëm – ata shënuan 10 fitore dhe katër barazime, dhanë 25 gola dhe pranuan vetëm tetë gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Milani është aktualisht skuadra e vetme në pesë ligat më të forta evropiane (Serie A, Premier League, Ligue 1, Bundesliga, La Liga) që nuk ka humbur asnjë ndeshje jashtë fushe në 2022.

Hera e fundit që Milani humbi në udhëtim në kampionat ishte më 20 nëntor të vitit të kaluar, kur Fiorentina i mundi 4:3. Që atëherë, ata nuk kanë humbur 17 ndeshje radhazi jashtë.

/GazetaBlic Sport