Faton Peci njëri nga kryetarët e Listës Guxo ka komentuar rekomandimin e zyrës për certifikimin dhe regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ka parë raportimet në media, por që si subjekt politik ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar për këtë.
“ Si listë “Guxo” nuk kemi asgjë zyrtare për këtë”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta ketë fjalën përfundimtare nëse Donika Gërvalla e Faton Peci do të jenë dy kryetar të Listës Guxo raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi për Gazeta Blic.
Sipas tij aktualisht ka vetëm një propozim nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, e cila ka monitoruar nga afër Kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo.
“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo. Kjo Zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike. Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”, thotë Elezi.


