Lajme

Arrestohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren

10/17/2022 12:46
nga:N M

Të dielën, Policia e Kosovës ka arrestuar një gjuetar në zonën rurale të fshatit Novak të Prizrenit. Kjo pasi që i njëjti lejen e gjuetisë e kishte të skaduar.

“Me datë 16 Tetor.2022, rreth orës 10:22, Patrullat policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kane has një gjuetar në zonën rurale të fshatit Novak. Pasi që zona e njëjtë nuk është vend gjueti e licencuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , gjueti në atë zonë konsiderohet gjueti e paligjshme.”, njofton PK-ja.

Policia e kanë sekuestruar armën dhe kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “ Gjueti e kundërligjshme”.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të bien dakord për trajnimin e 15 mijë trupave ukrainase