Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare këtë të enjte. Seancë do të ketë edhe të enjten tjetër me 27 tetor.
Këtë e ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
Kuvendi do të mblidhet edhe të enjten tjetër me 27 tetor, ku në rend dite është edhe projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë.
Për këtë Projektligj, Kusari-Lila tha se ende nuk kanë qëndrim dhe se do të vendosin më vonë.
Ajo tha se të enjten në rend dite do të jenë dy pika.
“1.Shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen për punën publike
2.Ai për masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan edhe për produktet themelore.
Pas tyre do të jenë në rend të ditës pikat e mbetura nga seancat e kaluara”, tha ajo.


